Categories Lajme

Pogradec, Goditet një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, vihet në pranga 37-vjeçari

Pogradec, Goditet një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.  Transportonte lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen 15 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec.

Ky shtetas u kap nga shërbimet policore, në fshatin Stropskë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “IFA”, 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se E. M. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME