Categories Lajme

Operacioni “Bregdeti Ynë”, ministri Çuçi: 60 objekte pa leje u shembën vetëm në shtator nga Vlora në Ksamil

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin “Bregdeti Ynë”. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se gjatë muajit shtator janë shembur 60 objekte pa leje, në Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Çuçi paralajmëron se do të pastrohet e gjithë vija bregdetare nga zaptuesit, duke shtuar se IKMT do të vijojë të evidentojë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura. “Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin “#BregdetiYnë”. Vetëm gjatë muajit shtator kur ky operacion rinisi pas sezonit veror, janë shembur mbi 60 objekte të ndërtuara pa leje apo në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë. Kush ka menduar se ishte thjesht një aksion, me siguri do të jetë zhgënjyer po aq sa ata që i ngritën këto objekte në shkelje të ligjit dhe tani duhet të përballen me pasojat. Do të pastrojmë të gjithë territorin e vendit, vijën bregdetare po e po siç nisëm në qershor, nga zaptuesit që duhet ta mësojnë njëherë e mirë se ka perënduar koha kur gjeje shesh e bëjë përshesh nën hundën e shtetit. IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim”, shkruan Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME