Categories Lajme

Operacioni i policisë italiane/ Kapen 11 persona, 9 prej tyre shqiptarë

Të paktën 9 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, së bashku me 11 personat e tjerë si pjesë e një grupi kriminal që transportonte drogë nga Holanda.

Ata komunikonin me njëri-tjetrin në sajë të telefonave celularë me numra të koduar dhe importonin kokainë në sajë të disa makinave, të cilat ishin të pajisura me lokalizues GPS.

Hetimi nisi në vitin 2015 i udhëhequr nga prokurori i Milanos, Luigi Luzi, duke sjellë edhe sekuestrimin e 40 kg kokaine të pastër, me një vlerë prej 4 miliona eurosh.

“Lënda ishte shpeshherë shumë e pastër, deri në 92%”, është shprehur prokurori italian.  Kokaina e prodhuar në Amerikën Jugore, dërgohej drejt Amsterdamit dhe nga aty transportohej me kamion drejt Italisë.

Trafikantët ishin banues në Milano, Breshia, Bergamo dhe në periferi të këtyre tre qyteteve.

“Importimi nga Holanda ndiqte rrugë të ndryshme, shpërndarja vinte sipas modolitetit të rafinuar”, shpjegon shefi i antidrogës në Milano. 11 të arrestuarit ishin të ndara në dy grupe. Grupi i parë, aktiv në zonën Greco Turro të Milanos, e fshehte kokainën në pjesë të ndryshme të makinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME