Categories Lajme

Operacioni i rindërtimit/ Cakaj: Konfirmim për mbështetje financiare nga vendet e BE-së

Në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj deklaroi sot se kemi marrë konfirmim për mbështetje financiare nga vende e BE-së. Duke raportuar në mbledhje të qeverisë, Cakaj tha se “që prej orëve të para pas tërmetit Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka ushtruar dy funksione themelore, nga njëra anë komunikimi me vendet e rajonit, vendet e BE dhe partnerët në përgjithësi për të siguruar mbështetjen teknike dhe financiare për përballimin e të gjithë situatës, qoftë në fillim me praninë e grupeve të kërkim shpëtimit, qoftë me praninë e inspektorëve dhe inxhinierëve të ndryshëm për të testuar qëndrueshmërinë e godinave dhe vlerësime të tjera teknike”.

“Kemi zhvilluar komunikim me të gjithë ministrat e jashtëm të BE-së dhe komunikimi ynë ka qenë i bazuar në tre shtylla; Shtylla e para ka qenë sigurimi i mbështetjes teknike, tashmë presim arritjen e grupeve nga Hungaria Bullgaria dhe Rumania. Krahas mbështetjes që kemi marrë prej Italisë, Francës, Turqisë, Kosovës dhe vendeve të tjera që janë operative në terren”, tha ai. Po ashtu Cakaj tha se “elementi i dytë ka qenë mbështetja financiare dhe kemi marrë konfirmimin për fillimin e procedurave në vendet përkatëse për dhënien e një mbështetje të konsiderueshme financiare për Shqipërinë, veçanërisht në funksion të operacionit të rindërtimit”.

Më tej, Cakaj shtoi “kemi diskutuar për organizimin e konferencës së donatorëve e cila në varësi të dinamikës tonë të brendshme, kemi marrë konfirmimin e shteteve anëtare të BE-së në radhë të parë për një pjesëmarrje sa më të gjerë në këto konferencë, por kemi jo vetëm komunikim me vende të BE-së, por dhe më një numër tjetër vendesh. Po ashtu dua të theksoj se të gjitha përfaqësitë diplomatike në Shqipëri janë të mobilizuar maksimalisht ato kanë punuar me komuniteti me sigurimin e donacioneve dhe pastaj po ashtu me bashkërendimin e veprimeve me vendeve përkatëse për të siguruar mbështetjen dhe përgjigjur nevojave tona dhe natyrisht për të adresuar të gjitha kërkesat tona”. “Diplomacia e Shqipërisë në përgjithësi është e mobilizuar edhe në këtë moment dhe gjatë gjithë kohës për shkak të Shtabit të emergjencave që është ngritur në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për t’ju përgjigjur çdo nevoje që vjen nga terreni”, tha ai. /a.g/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME