Categories Lajme

Rama ftesë Bashës: Nuk e kuptoj qasjen refuzuese, është nevojë e njerëzve të shikojnë bashkim

Kryeministri Edi Rama i bëri sërish thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha, që të përfshihet në përpjekjen e përbashkët për përballimin e situatës nga tërmeti.

“Të them të drejtën më mundon pak mungesa e një elementi që në këndvështrimin tim është i vetmi elementi që mungon në këtë përpjekje për të organizuar të gjitha forcat, që është skepticizmi dhe ngurimi i opozitës për t’u përfshirë në këtë proces dhe për të pasur përfaqësuesit e vetë në gjithë këtë rrjet”, tha Rama.

Kryeministri tha se nuk e kupton dot atë qasje refuzuese ndaj nevojës që forcat politike të ulen në tryezë dhe të bëjnë përpjekje të kuptohen me njëra-tjetrën.

“Është koha që realisht të reflektohet në të se kjo nuk është as politikë në atë kuptim që fatkeqësisht i është dhënë politikës në vendin tonë. Politika ka lindur pikërisht për këtë, ka lindur që njerëzit së bashku të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhen domosdoshmërisht mirë apo nuk zgjidhen dot fare kur janë vetëm. Politika është instrument për të bërë mrekullira, nuk është ajo që fatkeqësisht është katandisur këtu”, tha Rama.

Nga ana tjetër, vijoi ai, “nuk e kuptoj dot çfarë do të thotë, që kur ulen në tryezë gjithë përfaqësia e njerëzve të zgjedhur të këtij vendi qenka propagandë”. “Propagandë është të lësh njerëzit në pasiguri kur ke mundësi të bësh më shumë dhe ndërkohë flet për gjëra që u takojnë të tjerëve, u takojnë njerëzve që janë terren. Nuk dua të bëj asnjë polemikë se nuk më intereson fare, por edhe njëherë tjetër tjetër i bëj thirrje Lulzim Basha, i bëj thirrje opozitës që të mos ja kursej popullit shqiptar këtë nevojë. Është nevojë e popullit shqiptar kjo dhe nuk është nevojë e imja personale. Nuk është se po kërkoj që kjo gjë të bëhet për mua apo për ne”, tha Rama.

Kryeministri tha se “është nevoja e njerëzve që të shikojnë kudo burim energjish pozitive, të shikojnë kudo bashkim njerëzish që nëse në ditë të mira e kanë të vështirë t’i thonë edhe mirëmëngjes njeri-tjetrit në këto ditë të zeza janë gati ta shohin njeri-tjetrin si qenie njerëzore dhe jo sipas statusit e ngjyrës”.

Thirrja ime, vijoi ai, “është që të mos humbasim kohë dhe të mos ua kursejmë njerëzve këtë kërkesë natyrale në këto kushte”.

“E kam parë me kënaqësi dhe e kam përshëndetur me respekt një mesazh të kryetarit të opozitës që bënte thirrje për bashkim, por fjalët nuk mjaftojnë, duhen edhe veprat, duhen aktet. Madje kur thuhen fjalët dhe mungojnë aktet, fjalët duken si hiprokizi, gjë që unë nuk e vë aspak në dyshim që nuk është rasti, sepse dua të besoj që mesazhi ka qenë i ndjerë dhe i sinqertë. Dua të besoj se njerëz jemi të gjithë, se është një rast për të kuptuar dhe mbase për të mos harruar se edhe nga ana tjetër e barrikadës, njerëz janë jo monstra”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME