Categories Lajme

Operacioni policisë në Tiranë, kapen tre persona

Operacioni “Ndëshkimi i të fortëve” ka vënë në prangat e policisë të paktën tre persona. Siç raporton policia dy vëllezërit, Kastriot Gazidede 26-vjeç dhe S.G 16 vjeç të dy banues në Tiranës së bashku me 45 vjeçarin, Lulzim Aruçi banues në Shtish, janë arrestuar në flagrancë me armë dhe lëndë narkotike.

Siç raporton policia dy vëllezërit Gazidede udhëtonin me mjetin e tyre tip “Mercedez Benz” me 17 këllëpe tritoli, armë zjarri automatike dhe 1.2 kg lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Ndërsa 45-vjeçarit, Lulzim Arushi gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale armë  2 zjarri automatik, 1,2 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa dhe 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol, të cilat u sekuestruan menjëherë nga policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Në vijim të Forcës së Ligjit në Territor përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në bashkëpunim dhe me Forcën e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kanë ushtruar kontrolle në ambiente dhe në akset rrugore të kryeqytetit. Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë.

– S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

– Lulzim Aruci, 45 vjeç, banues në Shtish.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol

– 2 armë zjarri automatikë

–  1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME