Categories Opinion

Konspiracioni Bularat

Nga Flamur Çelaj

Ngjarjet e ditëve të fundit në fshatin minoritar të Bularatit janë as më pak e as më shumë por një thriller i denjtë për skenarët e filmave të Hollivudit të cilët prodhojnë nga asgjëja , ngjarje dhe tensione të mëdha sociale me karakter etnik, fetar, politik, kukturor e të tjerë.

Për të kuptuar më qartë se kemi të bëjmë me një konspiracion do shtroj pikat si më poshtë:

•​Përse qëlloi me Armë minoritari Kacifas
Rrethanat e tensionimit të situatës midis Kacifas dhe efektivave të policisë kanë mbetur ende të pasqaruara, pasi nuk jepet një shpjegim i qartë se çfarë e bëri të ndjerin të rrokte armën e për më tepër të qëllonte mbi uniformat blu që ishin atje për ti shërbyer mbarvajties së festës. Ky fakt i ka lënë vend aludimeve apo akoma më keq spekullimeve se ka patur provokim nga ana e patrullës së policisë . Sigurisht që do preferoj vetëm një version, atë përfundimtar dhe zyrtar, por një i tillë nuk ekziston ende!

•​ Përse u ekzekutua nga Renea
Përdorimi i një arme AK47 e për më tepër e paisur me dylbi kërkonte patjetër asistencën e RENEA (Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur) . Duhet pranuar që ky repart gëzon reputacionin e repartit më të specializuar në polici i cili ka kryer ndër vite me dhjetra operacione neutralizimi apo edhe asgjësimi të elementve të rrezikshëm të përfshirë në ngjarje dhe situata pengmarrjesh, vrasjesh, etj. Parë në këtë këndvështrim Kacifa ishte i armatosur me një armë të mirëfilltë luftarake dhe për më tepër të preçzionit të lartë për shkak të paisjes optike që kishte instaluar, si dhe kishte mjaftueshëm municion për të luftuar.
Por a kishte pengje që u rrezikonte jetën nga çasti në çast ?
Po ndonjë njeri a kishte vrarë deri në atë moment ?
Pozicioni nga qëllonte ishte zonë urbane me njerëz apo pa civil rreth e përqark?
Pyetjet e mësiprme i bëra për të kuptuar qartë se kur konsiderohet i domosdoshëm sulmi për asgjesim nga Renea, dhe nga këto pyetje retorike duket qartë se asgjesimi fizik nuk përligjet nga nevoja emergjente për të shpëtuar jetë të pafajshme pengjesh, apo qytetarësh të thjeshtë.

•​Kush urdhëroi Vrasjen
Siç del edhe më lartë specialët e Reneas nuk kanë qëlluar në kushtet e emergjencës për të shpëtuar jetë të pafajshmish por me Urdhër të eprorve që kanë autorizuar qitjen (gjithmonë jepet autorizim përpara se snajperat të qëllojnë). Por drejtuesit e policisë janë kuadro të vjetër që i njohin ligjet dhe konventat ndërkombëtare që mbrojnë minotitetet, kështu që patjetër kanë konsultuar këtë në nivel politk. Atëherë kush ka qenë ai funksionar politik që Urdhëroi Vrasjen një zonë minoritare ?

•​Kush përfitonte nga një vrasje?
Pa u thelluar më shumë tek dritë/hijet e ngjarjes si zanafill do të doja të ndaloja tek efektet e mëpasshme të saj, tensionin etnik që prodhoi , rritjen e ndienjave nacionaliste në të 2 anët e kufirit , deklarata të papërgjegjshme politike nga aktor periferik por edhe disa deklarata zyrtare të nxituara nga shtetet respektive që kishin doza të qarta përkatësie etniciteti dhe populizmi.
Sigurisht që qarqet Nacionaliste Greke sepse tashmë kanë një hero megjithëse të stisur në Shqipërinë e Jugut që legjitmion pretendimet e tyre për VorioEpirin dhe qarqet Nacionaliste në Shqipëri që janë të kënaqur me një heroizëm siç shpesh konsiderojmë Ne si komb aktin barbar të vrasjes së tjetrit që në këtë rast përligjet me ruajtien e sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë.
Nëse përfitojnë vetëm Nacionalistët e 2 vendeve nuk do shqetësohesha shumë, por ata janë pasoja dhe jo shkaku, prandaj të gjitha gjasat janë që ngjarja dhe efektet që pasuan më bëjnë të besoj se janë frut i një konspiracioni me skenar të qartë trazimin e ujrave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

•​Përse kemi të bëjmë me një Konspiracion
Të gjitha elementët të çojnë në një koluzion të tillë pasi në 70 vite (në dijeninë time), nuk është shënuar asnjë preçedent i ngjashëm në minoritet. Të vetmit heronjë apo dëshmor janë ata që kanë rënë në luftë kundër gjermanit, ashtu siç u vranë shumë bij e bija të Shqipërisë. Në 70 vite minoriteti Grek ka gëzuar të gjitha të drejtat si shtetas Shqiptar dhe minoritar njëkohsisht, dhe mund ta them me bindje se kanë qenë komuniteti model jo vetëm në kohën e diktaturës por edhe gjatë tranzicionit të vështirë Shqiptar. Ngjarja e Bularatit në vetvete është një rast i izoluar që nuk përkon me historinë dhe marrdhënien e minoritetit me shtetin Shqiptar.
Pra mund të mjaftoi një shkëndijë e vetme për të ndezur një zjarr të madh?
Sigurisht që shkëndijës i duhet bar i thatë dhe erëra të forta për tu bërë zjarr bubulak sa të mund të riskoj marrdhëniet me 2 vëndeve e më gjerë në gjithë ballkanin (përveç Vorio Epirit , në ceremoninë mortore u hodhën edhe parulla Maqedonia është Greqi), dhe këto aksione guximtare nuk janë vepra të ca kokëtulve të fyrë nga testosteroni e që këndojnë këngë nacionaliste por skenar i mirfilltë destabilizues nga brenda dhe jashtë Shqipërisë e Greqisë.

•​Arsyet e Konspiracionit
1.​Gjeopolitika rajonale mund të jetë njëra pistë, dhe këtë më mirë se kushdo mund ta hetojnë shërbimet e inteligjencës së Shish dhe Shiu dhe në këtë drejtim edhe Ministria e Brendëshme ka në krye kuadro të përgatitur siç është edhe zv.ministri i ri Gjeneral Aleksandër Lleshi që ka studiuar ndër të tjera në qendrën Marshall.
2.​Skenar i qeverisë Shqiptare për të hequr vëmëndjen nga skamja dhe varfëria që ka pllakosur Shqipërinë dhe nga skandalet e panumërta të korrupsionit shtetëror dhe lidhjeve të politikës me krimin e organizuar. Pra duke gjetur armiq jashtë territorit Shqiptar për të ngritur kauza nacionaliste dhe përfituar mbështetje popullore qeveria rilindase i është kthyer shprehjes së vjetër se Strofka e fundit e maskarait është Nacionalizmi.
Ps.
Besoj se e mbani mend fushatën e Ramës në 2017ën, doli u kërkoi votën Shqiptarve me simbolet tona kombëtare jo të partisë së tij.

Flamur Çelaj
Kryetar i Komisionit të Sigurisë
Lëvizja Socialiste për Integrim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME