Categories Kulture

Europa, e qytetarëve. Jo e shteteve nacionale

Nga Fate Velaj

Të nderuar miq, sot, 10 Nëntor 2018, gati në të gjitha kryeqytetet e Europës si dhe qytetet e rëndësishme të saj, në orën 16.00, nga ballkonet e institucioneve artistike, teatrore e kulturore, do të proklamohet, idea e krijimit të “REPUBLIKËS EUROPA – E QYTETARËVE. JO E SHTETEVE NACIONALE”.

Me kërkesë të ideatorëve dhe personaliteteve të larta të artit, kulturës dhe skenës europiane, pranova dhe përqafova idenë dhe vendosa të përzgjidhja Vlorën dhe universitetin Pavarësia për këtë aksion mbarë europian…

Kjo datë nuk është përzgjedhur rastësisht. Si dje, 100 VITE MË PARË, nga një ballkon i Reichstagut, Philipp Scheidemann, proklamoi republikën parlamentare të Weimarit që përmblidhte gjithë kombin gjerman duke i dhënë fund, dhe monarkisë gjermane.

Të nesërmen, 10 Nëntor, Princi Max von Boden i dorëzoi qeverinë poliztikanit të SPD, Friedrich Ebert. Po kështu, nga ballkoni i parlamentit në Vjenë, në dt 12 Nëntor, u proklamua republika e Austrisë që i dha fund perandorisë Austro-Hungareze.

Këto ditë kam dhënë intervista për televizionin austriak ORF, atë 3SAT si dhe ARTE mbasi, qysh në vitin 2002, kam startuar dhe organizuar me sukses në Vjenë, Bruksel, Shkup etj iniciativën “ARTI PËRMIRËSON KOHËN”

Më shumë reth këtij aksioni, gjeni në faqen web :

https://europeanbalconyproject.eu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Histori shqiptarësh me famë në historinë mbarë europiane

Nga Ndriçim Kulla Një komb që të ketë tagër për pavarësi politike, s’mjafton që të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Sot 10 vite pa Vaçe Zelën, e bija: Pa ty bota është më e varfër

Vaçe Zela ndërron jetë 10 vite më parë, në moshën 75-vjeçare ndërsa njihej ndryshe si…

LEXO ME SHUME