Categories Politike

Opozita e re kandidim në listat e PS-së? Rama: Vendosin drejtuesit e qarqeve!

Kreu i qeverisë Edi Rama duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për të shtyrë afatin e kartave të identitetin përtej 25 Prillit në mënyrë që të mos ndikojë në procesin zgjedhor, është shprehur se është një kërkesë e arsyeshme nga ana e tyre.

Pas mbledhje se shtabit elektoral në selinë e PS-së, Rama është shprehur se kërkesa do të shqyrtohet në vijim për të parë se çfarë mund të bëhet. “Nuk e kam dëgjuar propozimin por kur bëhet fjala për zgjedhjet, ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë bërë bashkarisht dhe çdo propozim i arsyeshëm është i mirëseardhur. Bën sens dhe do trajtohet me seriozitetin e duhur që palët të ndihen të barabarta”, tha Rama

Rama u shpreh se nuk përjashtohet mundësia e kandidimit në listat e PS të personave që vijnë nga parti të tjera, por shtoi se kjo do të mbetet në tagrin e drejtuesve politikë në qarqe. ” Drejtuesi e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të përfshijnë në listat e tyre edhe prurje të reja”, tha Rama.

“Nuk bëhet fjalë për opozitë. Bëhet fjalë për skuadër me të gjithë ata që janë të gatshëm të përfshihen në vijën e parë të kësaj beteje. Listat janë detyrë e drejtuesve të cdo qarku. Është e qartë se asnjë ata që kanë barrën për të propozuar listën e  skuadrës së qarkut dhe së bashku propozojmë listën e skuadrës kombëtare. Puna ka nisur prej shumë kohësh. Kemi bërë proces për të rinjtë. Është një proces që ka përfunduar nga pikëpamja e seleksionimit. Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet. Do të përfshijnë të rinj si prurje që vijnë nga rruga e angazhimit dhe ambicies për të qenë pjesë e jona. Do kemi bazën e skuadrës tek ata me eksperiencë.”  ka thënë Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME