Categories Lajme

Opozita parlamentare braktis seancën në Kuvend, ja si reagon Murrizi

Opozita parlamenare ka braktisur seancën parlamentare, ndërsa kreu i grupit parlamentar demokratik, Myslim Murrizi ishte i fundit që foli dhe që iu përgjigj Ballës se nëse mazhoranca ka hapur ankandin për të joshur, intimiduar apo kërcënuar deputetët, atëhere duhet t’i harrojë 84 votat për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore të Këshillit Politik. “Zoti Balla, dëgjova me vëmendje gjatë fjalës tuaj sikletin që keni, sepse doni të qëndroni burra të mirë, edhe me ata, edhe me ne. Ky halli juaj, ia jep zgjedhijen perfekte kënga e Artjola Toskës, njëherë me vjerrin, edhe me burrin. Ne si opozitë kemi bërë një kërkesë të ligjshme në mënyrë institucionale. Në 2008 me hile u hoqët të drejtën e votës shqiptarëve. Këtej bëni marrëveshje me kë t’iu dojë qejfi.

Hajde të shkojmë në referendum. Një marrëveshje e ndërtuar mes jë deputeti të mazhorancës, dhe dy qytetarëve s’mund të detyrojë opozitën parlamentare. Ne kemi kërkuar lista të hapura, kombëtare, dhe votim 100% pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE. Kemi kërkuar të ketë prag zgjedhor, që askush mos hipë në kurriz të kërkujt. Të numërohen votat jo nga militantë, jo nga tre parti, po 74 të tjera pse duhet të kenë besim tek ju.

Nëse juve si mazhorancë keni hapur ankand, nëse I keni dhënë fjalën jashtë kësaj salle, që do i bëni 84 vota harrojeni. Shqiptarët iu kanë dhënë 74 mandate. Me trasta në dorë, me presione e joshje, i nderuar z.Balla nuk do i bëni. Nuk mund të privoni më 5 milionë shqiptarë, o do fusni lugën në supë me krimba, o në supë që mban erë prej vitesh.”, tha Murrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME