Categories Kulture

Organizata “Lobi Shqiptar” në Norvegji

Organiza “Lobi Shqiptar” në Norvegji zgjeron aktivitetin e saj në tre komuna të tjera.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko thekson se, kjo shoqatë ka për synim themelimin, ringjalljen dhe fuqizimin e shoqatave dhe çdo formë tjetër organizative që vihet në shërbim të interesave kombëtare dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në një takim ku morën pjesë përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë nga regjioni i Rogaland-it, u bë prezantimi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Nga Komuna- Brune, përfaqësuese e Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Norvegjeze “JÆRN” ishte kryetarja e shoqatës, Besime Fazlija.

Kjo Shoqatë pranoi njohjen dhe bashkëpunimin reciprok më LEASH, bashkëpunim i cili do përcaktohet dhe zyrtarizohet përmes propozimit të memorandumit për bashkëpunim.

Përfaqësuesit e Komunës Sandnes dhe Stavanger zgjodhën mënyrën anëtarësimit tyre permes themelimit të Nëndegës së Lobit Shqiptar.

Lobin e përfaqësuan dhe prezentuan zv.kryetari, Daut Haxhaj dhe financieri, Demi Hansën

Në takim u bë prezentimi i aktiviteteve, objektivave dhe vizioni i LEASH.

Në këtë takim u premtua nga kordinatorët e sotëm që së shpejti do thirrët një takim i mbarë komunitetit shqiptarë, ku do janë pjesëmarrës edhe zyrtarë të Lobit.

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Rogaland, shfaqën njëzëri gatishmërinë dhe vullnetin për mirënjohjen dhe mbështetjen e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Mbështetje për Lobin konsiderohet çdo shoqatë aktive që vihet në shërbim për mbrojtjen e Vlerave dhe interesave tona të përbashkëta dhe që lidh Memorandum bashkëpunimi më Lobin.

Mbështetja financiare është e përcaktuar në Statutin e organizatës.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar ka synim kryesor themelimin, ringjalljen dhe fuqizimin e shoqatave, rrjeteve dhe çdo formë tjetër organizative që vihet në shërbim të interesave kombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME