Categories Lajme

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 52-vjeçari nga Sukthi

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, goditet edhe 1 rast tjetër i veprimtarisë së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në Stacionin e Policisë Manzë, në vijimin të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” , me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 52 vjeç, banues në Sukth, Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Manzë, kanë ushtruar kontroll në lokalin e këtij shtetasi dhe kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një laptop, i cili përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME