Categories Lajme

Organizuan festa, gjobiten me 1 milion lekë pronarët e 3 lokaleve në Korçë

Qarku Korçë Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Evidentohen 3 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë. Ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme dhe konkretisht përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy subjekte në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu në fshatin Dardhë, Korçë, u konstatua 1 tjetër subjekt, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ. Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME