Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku thotë se buxheti i hartuar nga qeveria për vitin 2024 është i papërballueshëm për pensionistët dhe shtresat në nevojë.
Në një deklaratë për shtyp, Çollaku tha se rreth 900.000 shqiptarë kanë vështirësi apo pamundësi për të shlyer faturën e energjisë elektrike. Sipas tij, buxheti i vitit të ardhshëm i vendos pensionistët përpara zgjedhjes ‘ose bukën e gojës ose faturën e energjisë’.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI I PD, KRESHNIK ÇOLLAKU
Prej ditësh po diskutohet projektbuxheti për vitin 2024, buxhet i cili nuk jep asnjë mbështetje domethënëse për familjet e varfëra.
Gjatë vitit 2023 qeveria mburej për mbështetjen e shtresave në nevojë lidhur me pagesën e faturës së energjisë elektrike por ky projektbuxhet nuk jep mbështetje financiare shtesë për faturat e energjisë elektrike për shtresat në nevojë për vitin 2024!
Janë rreth 900.000 shqiptar (pensionistë dhe familje në nevojë) të cilët kanë vështirësi apo pamundësi për të shlyer faturën e energjisë elektrike.
Të nderuar qyterar, nga njëra anë kemi rritje të cmimeve dhe shtrenjtim të kostove të jetesës në vitin 2024 (sipas inflacionit të parashikuar) dhe nga ana tjeter asnjë para shtesë për familjet në nevojë dhe pensionistët për të përballuar së paku faturën e energjisë eleltrike.
Pensionistët dhe shtresat në nevojë i duhet të zgjedhin që të paguajnë bukën e gojës dhe ilaçet ose faturën e energjisë elektrike? TPZ
