Categories Lajme

BE i dorëzon progres raportin qeverisë, Balluku: Vlerësim real, i drejtë dhe i pavarur

Vlerësim real, i drejtë dhe i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave. Kështu e ka cilësuar zv.kryeministrja Belinda Balluku progres-raportin për Shqipërinë. Në një konferencë të përbashkët së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, Balluku vuri në dukje përmirësimet në disa fusha, kryesisht në zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe kriteret ekonomike.

“Efektet janë në sytë e qytetarëve tanë, por marrin rëndësi të madhe kur certifikohen nga ndërkombëtarët. Qeveria shqiptare, kryeministri Rama, ne kemi deklaruar angazhimin maksimal për të përmbushur detyrat e anëtarësimit në BE, por i gjithë ky proces bëhet bazuar në kapacitetet e njerëzve tanë. Kemi rrugë shumë të gjatë përpara. Procesi i screening përfundon në fund të këtij muaji dhe Shqipëria vlerësohet pozitivisht për përgatitje aktive dhe profesionale në këtë proces.

Ka vijuar me progres zbatimi i reformës në drejtësi, institucionet e reja të gjyqësorit tashmë janë plotësisht funksionale. Struktura kundër korrupsionit e krimit ka arritur rezultatet dhe u zgjodh prokurori i ri. Vetingu ka përparuar në mënyrë të kënaqshme. Progres në luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria u hoq nga lista ri në tetor 2023. Zgjedhjet e 14 majit u vlerësuan të mirëadministruara konkurruese dhe me pjesëmarrje të aktorëve politikë.

Skena politike vazhdon të shënohet nga polarizimi politik. Sa i takon kritereve ekonomike, Shqipëria është e përgatitur  për ekonomi tregu funksionale. Tregon elasticitet dhe rritja e PPB mbeti e fortë pavarësisht nga lufta Rusi-Ukrainë. Zbatimi i agjendës së gjelbër Shqipëria ka progresuar në mënyrë të ndjeshme. Transformim digjital dhe media”.

Balluku theksoi se me planin eri të rritjes Ballkanit pëerëndimor i jepet mundësia të hapë tregje të reja më shpejt me BE para se të anëtarësohet plotësisht.

“Shqipëria ka rritur kapacitete për të fituar me meritë projekte që parashikohen në planin e rritjes ekonomike në tregun e vetëm të BE. Rritje e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma. Procesi i anëtarësimit në BE nëpërmjet këtij plani shkojnë paralelisht. BE ka qenë partner i besueshëm. Me planin e ri të rritjes Ballkanit Perëndimor i jepet mundësia të hapë tregje më shpejt me BE para se të anëtarësohet plotësisht. Rritje ekonomike e të ardhurave për çdo qytetar. Shqiëpria mbetet e vendosur të vijojë rrugën e reformave të thella në të gjitha fushat për të arritur mirëqenien e çdo qytetari”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME