Categories Lajme

‘Ose bukën e gojës ose dritat’/ Çollaku për buxhetin 2024: Rreth 900.000 shqiptarë kanë vështirësi në shlyerjen e faturës së energjisë

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku thotë se buxheti i hartuar nga qeveria për vitin 2024 është i papërballueshëm për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Në një deklaratë për shtyp, Çollaku tha se rreth 900.000 shqiptarë kanë vështirësi apo pamundësi për të shlyer faturën e energjisë elektrike. Sipas tij, buxheti i vitit të ardhshëm i vendos pensionistët përpara zgjedhjes ‘ose bukën e gojës ose faturën e energjisë’.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI I PD, KRESHNIK ÇOLLAKU

Prej ditësh po diskutohet projektbuxheti për vitin 2024, buxhet i cili nuk jep asnjë mbështetje domethënëse për familjet e varfëra.

Gjatë vitit 2023 qeveria mburej për mbështetjen e shtresave në nevojë lidhur me pagesën e faturës së energjisë elektrike por ky projektbuxhet nuk jep mbështetje financiare shtesë për faturat e energjisë elektrike për shtresat në nevojë për vitin 2024!

Janë rreth 900.000 shqiptar (pensionistë dhe familje në nevojë) të cilët kanë vështirësi apo pamundësi për të shlyer faturën e energjisë elektrike.

Të nderuar qyterar, nga njëra anë kemi rritje të cmimeve dhe shtrenjtim të kostove të jetesës në vitin 2024 (sipas inflacionit të parashikuar) dhe nga ana tjeter asnjë para shtesë për familjet në nevojë dhe pensionistët për të përballuar së paku faturën e energjisë eleltrike.

Pensionistët dhe shtresat në nevojë i duhet të zgjedhin që të paguajnë bukën e gojës dhe ilaçet ose faturën e energjisë elektrike? TPZ 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME