Categories Lajme

OSHEE kërkon tarifë të njëjtë për çmimin e energjisë

Edhe për vitin 2019 çmimi i energjisë nuk ka gjasa që të ndryshojë. Televizioni Klan ka mësuar nga burime zyrtare se kompania e shpërndarjes së energjisë nuk do të kërkojë tarifë tjetër për konsumatorin familjar nga ajo 9.5 lekë për kilowatt orë që është sot.

OSHEE akoma nuk ka dërguar aplikimin për çmimin e ri të energjisë në Entin Rregullator, ndërsa Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkon rritje të tarifës për transmetimin e saj në tensionin e lartë me 46%, nga 0.75 në 1.39 lekë për kilovat.

Tashmë mbetet në dorën e Entit Rregullator të Energjisë miratimi i tarifave, por gjithçka do të varet edhe nga çmimi i energjisë që do të vendosë për kompaninë e prodhimit të saj KESH, qeveria.

Ka 4 vjet që çmimi i energjisë në Shqipëri për klientët familjarë dhe bizneset nuk po ndryshon, ndërsa kompania e shpërndarjes ka arritur që në këto vite të përmirësojë performancën e saj financiare dhe të realizojë fitime neto në vlerën e 300 milionë Dollarëve, para që kanë shkuar për të rritur planin e saj të investimeve.

Ky vit pritet që të mbyllet me 35 milionë Dollarë fitim për OSHEE-në, por burime nga kompania thonë se të gjitha do të shkojnë për të rritur investimin në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME