Categories Lajme

PA FJALË/ “Të dua me një dashuri të përjetshme”, muri që qëndron kokëfortë përballë tërmetit, fjalët e shenjta nuk tunden

Një faqe muri është treguar kokëfortë dhe u ka rezistuar edhe lëkundjeve të fuqishme të tërmetit. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale shihet se si muri ku është gdhendur një shprehje nga libri i shenjtë i Biblës, nuk është prekur nga tërmeti ndërsa vendi rreth e rrotull është shembur.

Po, unë të dua me një dashuri të përhershme,”– shkruhet në mur dhe është shprehje e marrë nga Bibla nga Jeremia 31:3, fjala e plotë e të cilës është: Jeremia 31:3 Zoti na u shfaq në të kaluarën, duke thënë: Po, unë të dua me një dashuri të përhershme, Prandaj ju kam tërhequr në një mirësi të paçmueshme!

Mesa duket ka edhe gjëra që tërmeti nuk i shemb. 41 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke.

Pas dy netësh ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.

Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME