Categories Lajme

Pa garanci për pallatet/ Godina me shirit, familjet më panik nga rreziku

Banorët e pallateve të cilat janë dëmtuar nga tërmeti nuk ndihen të sigurt edhe pas verifikimit të ekspertëve. Muri ndarës i apartamenteve për njërën hyrje është shpallur i rrezikshëm, ndërsa për tjetrën jo. Një nga hyrjet në pallatin 581 në zonën e quajtur Varri i Bamit është shpallur e pabanueshme dhe banorët e saj janë shpërngulur që pas tërmetit, por ende nuk është e qartë se çfarë do të bëhet me këtë pallat.

Sipas banorëve, problemet me këtë ndërtesë lidhen me ndërhyrjet në themele. “Unë e di që te shkalla këtu në themelet e bodrumit, se këtu kanë qenë dikur vendstrehime, mesa di unë ka ndërhyrje. Kam dëgjuar që kanë sharruar derën, kanë pastruar ujin, nuk di më gjatë.” Të rrezikuar ndihen familjet që jetojnë në pallatin ngjitur, të cilët shprehen se jetojnë me frikë në banesat e tyre.

“Muri i kësaj dhome që ka pësuar këto plasaritje është i përbashkët me pjesën e murit të kuzhinës së shkallës tjetër që është shpallur e pabanuar. Inxhinierët thanë se nuk ka problem, ndërkohë që shkalla tjetër paska problem.” Tërmeti i 26 nëntorit vuri në pah edhe rrezikun nga depozitat e vendosura mbi soleta, të cilat në këtë hyrje kanë sjellë edhe deformim të tavanit.

“Unë kam folur me banorët, i heqim sot, i heqim nesër. Dikush thotë unë do ta heq i fundit, dikush i parafundit, por të dalë dikush i pari nuk ka dalë akoma.” E braktisur nga të gjithë dhe nën ruajtjen e një oficeri të policisë hyrja 1 në pallatin 581 përbën rrezik edhe për këdo kalimtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME