Categories Lajme

Pacienti me Covid 19 që u hodh nga dritarja e spitalit/ Zbulohet telefonata me fqinjin

Një dëshmi tronditëse që tregon për gjendjen e rënduar psikologjike të pacientit 65-vjeçar, Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga dritarja e katit të katërt në spitalin “Covid 2” publikohet në “BalkanWeb”. Gazetari Enver Doçi zbardh për “BalkanWeb” bisedën që vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë me fqinjin e tij.

Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas. Viktima mësohet se e kreu aktin e rëndë mbrëmjen e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar. Ky është rasti i dytë kur një pacient me Covid i shtruar në Sanatorium i jep fund jetës./BalkanWeb/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME