Categories Lajme

Paga/ Nëse deri më 5 qershor bizneset nuk aplikojnë, kalohet automatike për punonjësit

Janë 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar “pagën e luftës”prej 26 mijë lekësh nga paketa e parë dhe 109 mijë e 664 që kanë përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh nga paketa e zgjeruar. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj si dhe drejtorja e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, nisën sot turin e takimeve me bizneset, të cilat janë hapur dhe po zhvillojnë aktivitetin e tyre duke zbatuar masat.

“Kemi nisur disa takime me biznesin. E kemi filluar me biznesin e vogël. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të mbyllura dhe kanë përfituar edhe “pagën e dytë të luftës” nga paketa e parë“, tha Denaj. Ministrja tha se punonjësit e prekur në punën e tyre në situatën e krijuar prej COVID-19 janë të mbuluar me pagën e punës deri në fund të qershorit.

Sipas saj, jo të gjithë individët kanë arritur që brenda afatit të marrin bonusin prej 40 mijë lekësh, miratuar në paketën e zgjeruar. “Kemi propozuar disa ndryshime procedurale që do të tejkalojnë edhe disa vështirësi operacionale”, tha Denaj. Drejtorja e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj u shpreh se e kemi ndjekur me shumë kujdes të gjithë procesin e ankesave të ardhura si nga individët, ashtu edhe tatimpaguesit të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë e të përfitojnë nga paketa e dytë.

“Numri total i të larguarve nga puna në periudhën mars-prill llogaritet 38 mijë dhe kemi bërë të mundur që edhe këta individë të përfitojnë nga paga e luftës. DPT do të afishojë në faqen e vet zyrtare të gjithë tatimpaguesit dhe punonjësit që janë përfitues dhe do të kenë kohë deri në 5 qershor që të aplikojnë në e-filing. Nëse deri më 5 qershor bizneset nuk aplikojnë do të bëhet kalimi automatikisht i pagës së luftës për punonjësit, duke arritur numrin 176 mijë persona”, tha Ibrahimaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME