Categories Lajme

Paga si në Gjermani, Turqia kërkon punëtorë për mbledhjen e çajit

Izolimi në shtëpi, për shkak të Koronavirusit, ka vënë në vështirësi fermerët turq të cilët nuk kanë punëtorë për të mbledhur të mbjellat. Ata po ofrojnë paga afërsisht si ato të Gjermanisë për të mbledhur çajin që po u prishet në ara për shkak të mungesës së burimeve njerëzore.

Në një kohë kur konsumi i çajit në Turqi është rritur disa herë për shkak se njerëzit janë në karantinë, ata që kanë plantacione nuk po gjejnë punëtorë për ta mbledhur bimën. Në shumë fshatra në veri të vendit pronarët e tokave nuk kanë mundësi ta vjelin vetë dhe janë në kërkim të punëtorëve, kryesisht mosha të reja. Pagesa është tepër e kënaqshme. Nëse një person grumbullon mesatarisht 300 kg çaj shpërblehet me 4600 lira ndërsa nëse mbledh 400 kg paguhet 6900 lira në muaj. Nga ky projekt puna është e garantuar për 6 muaj duke përfshirë edhe sigurimet. Kjo shihet si një mundësi e mirë për ata të cilët momentalisht janë të papunë për shkak të epidemisë dhe mund të sigurojnë të ardhura në muajt në vijim.

Rajoni i Detit të Zi është edhe zona ku prodhohet më së shumti çaji pasi aty gjenden edhe sipërfaqet më të mëdha të mbjella me këtë bimë. Vite të tjera fermerët i kanë siguruar punëtorët edhe nga shtete të tjera fqinje ndërsa këtë pranverë e kanë të pamundur për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi. Korrieri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME