Categories Lajme

Pagesat me kartë arritën rekord të ri në 2025 në Shqipëri

Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar, duke arritur numrin dhe vlerën më të lartë historike. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në 27.2 milionë, me një rritje prej 38.7% krahasuar me një vit më parë. Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 105.75 miliardë lekë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Për vitin 2025, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 17.5% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 16% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë. Gjithashtu, vitin e kaluar, për herë të parë numri i pagesave me kartë në terminale POS për herë parë kaloi numrin e tërheqjeve cash të parasë në bankomate. Ky është një tregues mjaft domethënës i rritjes së përdorimit të pagesave jo cash në ekonominë shqiptare.

Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga shtimi i numrit të turistëve të huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente, duke krijuar njëkohësisht hapësirat për rritjen e aksesit dhe kulturës së pagesave jo cash edhe për një pjesë më të madhe të publikut vendas. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej në 31 263 njësi, në rritje me 27.7% krahasuar me një vit më parë.

Përveç kërkesës më të lartë të tregut, shtimi i numrit të terminaleve POS është nxitur edhe nga programi promovues i ndërmarrë nga njëri prej operatorëve më të mëdhenj globale të pagesave me kartë, Mastercard. Programi i Mastercard, nëpërmjet bankave tregtare, ofroi instalimin e pajisjeve POS pa kosto dhe pa komisione transaksionesh për një periudhë fillestare, deri në vlera të caktuara limit.

Ndërsa numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.65 milionë, në rritje me 9.4% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.46 milionë, në rritje vjetore me 10%. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën rreth 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Ndërkohë, viti 2025 riktheu rritjen edhe në segmentin e kartave të kreditit. Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar raportonte pothuajse 120 mijë karta krediti aktive, me një rritje vjetore prej 5.6%.

Qeveria shqiptare ka shpallur objektivin për një ekonomi cashless brenda vitit 2030, që synon zhvendosjen e pjesë më të madhe të pagesave nga para fizike drejt kanaleve dixhitale. Në ligjin për “Procedurat Tatimore”, të amenduar nga Kuvendi i Shqipërisë në fund të 2025, u vendos edhe detyrimi për pajisjen e bizneseve (me disa përjashtime) me terminal POS për pagesa elektronike brenda vitit 2026. Kjo pritet të sjellë rritje të mëtejshme të depërtimit të terminaleve POS dhe zgjerim të mëtejshëm të pagesave me kartë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME