Categories Politike

Paketa “Anti-KÇK”, Genc Pollo: Rama s’i përdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku, po kthehet në pengesë

Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, komenton paketën “Anti-KÇK” të prezantuar një ditë më parë nga qeveria, dhe që sipas kësaj të fundit, do të godasë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ish-deputeti Pollo sjell në vëmendje reagimet e SHBA dhe BE për këtë paketë, teksa të pyetur nga “Zëri i Amerikës” thanë se nuk janë njohur me të, e për pasojë nuk mund të flasin.

Referuar kësaj, por edhe nismave të mëparshme të qeverisë, që janë kundërshtuar nga ndërkombëtarët, siç ishte edhe paketa anti-shpifje, Pollo shkruan se Rama nuk po i keqpërdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku.

Reagimi i Genc Pollos:

Edi Rama nuk po i keqpërdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku.

◦ Në dhjetor Edi Rama tha se për ligjin antifjalë ishte marë vesh 100% me OSBE-në. Përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE z. Harlem Désir e përgënjeshtroi një ditë më pas, dhe sërish në janar.

◦ Në 28 janar Edi Rama u kërkoi “autoriteteve italiane” të mohonin ekzistencën e raportit ende konfidencial të policisë italiane i cili dëshmon se në vitin 7 të qeverisë Rama kultivimi i kanabisit u rrit 1200%. Informacioni i plotë mbi raportin u publikua në 27 janar nga RAI3. Autoritetet italiane nuk e bënë këtë deklaratë e prandaj Rama dërgoi vrrik në Itali zv. ministrin e brendshëm Hodaj për të takuar me ngut zyrtarë italianë e për të thënë pas takimeve se raportimet e mediave nuk janë të vërteta. Këtë deklaratë të zv ministrit të tij Rama e shiti në publik si “mohim të ekzistencës së raportit nga autoritetet italiane”.

◦ Prej javësh na thotë se ligjin KÇK , i cili po rezulton një vegël shtesë që banditët në pushtet të kapin ç’të mundin sa pa ikur, e ka kopsitur me amerikanët dhe europianët. Dje si Ambasada e ShBA-së po ashtu edhe Delegacioni i Bashkimit Europian e bënë hasha Ramën edhe në këtë çështje. Rama po kthehet çdo ditë e më shumë në problem e në një pengesë brenda e jashtë vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME