Categories Lajme

Paketa anti-shpifje/ Debate të ashpra në Komision, Mark Marku-Kumbaros: Ky ligj është krim, cënon lirinë e medias

Është mbledhur sërish sot Komisioni i Edukimit dhe Medias ku është shoqëruar edhe me debate të ashpra pasi po diskutohet për paketën anti-shpifje ku të pranishëm janë edhe përfaqësues të medias.

Mark Marku ka marrë fjalën ku ka parashtruar kërkesat e tij duke argumentuar pse kjo paketë e cila pritet të votohet në kuvend brenda këtij muaj, është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias.

“Konceptualisht kjo procedurë është jofuksionale pasi nuk përmirësohet një ligj që cenon lirinë e medias. Kushtetuta ia ndalon çdo organi ligjvënës që të cenoje lirinë e medias. Jeni futur në një procedurë të një ligji që cenon lirinë e medias.

Kjo që ju po bëni është krim ose bashkëpunim në krim. Unë si profesor në fakultetin e gazetarisë nuk mund të behëm bashkëpunëtor në krim. Ky ligj minimalisht duhet të stopohet. Nuk mendoj se si një ligj mund të bëhet nga 12 deputete kur kanë kundër çdo organizate për lirinë e medias.

Cenoni rëndë lirinë e medias, nuk e di kush e ka bërë ketë ligj por ai që e ka bërë është injorant nga media.

Nuk quhet media e shtypur por shtyp i shkruar, ai që e ka bërë do ta shtypë median. Mos bëni ligje kot, sepse ne do e vazhdojmë rezistencën tonë dhe ky do të jete ligj vetëm në letra,” tha Marku.

(Ndërhyrje nga Mirela Kumbaro)

Marku-Kumbaros: Po dëgjuat mire, nëse jo ikni. E keni bërë Kuvendin si fugon. Po folët unë iki bashkë me kolegët.

Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën

Marku: Ju s’keni as etike as integritet. Jeni punëtorë të një njeriu që do t’ju shkelë

(Kumbaro lë mbledhjen)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME