Categories Lajme

INSTAT: Ligjvënësit dhe drejtorët me super paga, 88% më lart se mesatarja!

Shqipëria ka një administratë të mirëpaguar sidomos në nivelet e larta ku pagat e majme qëndrojnë dukshëm më lart sesa mesatarja e pagës në nivel kombëtar. Statistikat e fundit të pagave të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se grupi i ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë qëndrojnë në krye të piramidës së pagesave kur marrim në analizë pagën sipas grup-profesioneve. “Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 88,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 38,7 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Forcave të armatosura ka rritjen më të madhe prej 7,9 % gjatë tremujorit të tretë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa paga për grup-profesionin e të punësuarve si Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka rritjen më të vogël, prej 0,7 %” vlerëson INSTAT. Sipas publikimit paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë gjatë tremujorit të tretë 2019, është 51.870 lekë, duke u rritur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

“Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin Bujqësi, pyje dhe peshkim është 29,8 % më e ulët. Gjatë tremujorit të tretë 2019 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 13,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup që ka shënuar ulje prej 4,7 %” thuhet në publikimin e INSTAT./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME