Categories Lajme

Regjizori thumbon Ben Blushin: Ditën e rënies së komunizmit ftove në televizion 4 komunistë

Regjizori Kastriot Çipi, mbrëmjen e djeshme ka vënë re detain se më 11 dhjetor, ditën e rënies së komunizmit në Shqipëri dhe lejimin e pluralizmit politik, televizioni Top Channel kishte të ftuar 4 komunistë, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Nuk dihet nëse ka qenë thjesht rastësi apo televizioni i drejtuar nga Ben Blushi e ka bërë qëllimisht këtë gjë.

“Meqë ishte data 11 dhjetor, do të doja t’i pyesja këta veteranë, e sidomos atë kryetarin që e kishin rrahur fashistët italianë sepse e kishin kapur duke shpërndarë trakte:
A u vinte keq që Artur Kice u dënua nga komunistët shqiptarë, me 8 vjet burg, kur ishte 14 vjeç, sepse kishte shpërndarë trakte?” – shkruan Çipi në fund të postimit.

Postimi i plotë:

Sot, me rastin e rënies së komunizmit (11 dhjetor 1990) dhe lejimin e pluralizmit politik, televizioni i pavarur nga opozita, TCH, në emisionin e mbrëmjes “Soiree” kishte të ftuar… 4 komunistë, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

I pari rrëfeu se nuk kishte luftuar me pushkë, por kishte qenë korrier. Rrëfeu se një herë plumbi i kishte kaluar afër, kishte goditur një gur dhe ciflat e gurit i kishin gërvishtur ballin. Më vonë ky korrieri u bë sekretar i diktatorit Hoxha, ndërsa i biri është sot një nga armiqtë e betuar të Agron Tufës.

As i dyti nuk kishte luftuar me pushkë, por kishte shpërndarë trakte. E kishin kapur dy herë, ndërsa ngjiste trakte me brumë në mure. Një nga këto herë e kishin rrahur fashistët italianë. Pas lufte u bë prokuror. Sot është pensionist dhe kryetar i komitetit të veteranëve.

E treta kishte bërë agjitacion e propagandë në Vlorë, por nuk kishte dalë partizane, se “atë e vendosnin të tjerët”.

Ndërsa i katërti tha se kishte luftuar dhe madje ishte plagosur. Kishte thyer këmbën tek ish-qyteti i nxënësve gjatë luftës për çlirimin e Tiranës.

Meqë ishte data 11 dhjetor, do të doja t’i pyesja këta veteranë, e sidomos atë kryetarin që e kishin rrahur fashistët italianë sepse e kishin kapur duke shpërndarë trakte:
A u vinte keq që Artur Kice u dënua nga komunistët shqiptarë, me 8 vjet burg, kur ishte 14 vjeç, sepse kishte shpërndarë trakte?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME