Categories Lajme

Paketa anti-shpifje, Stiftung: Rrezikohet hapja e negociatave me BE-në

Paralelisht me konsultimet e zhvilluara nga AMA për atë që njihet si paketa antishpifje, opozita në bashkëpunim më fondacionin Konrad Adenauer Stiftung organizoi një tryezë diskutimi me përfaqësues të medias të cilët e cilësuan si repressive nismat e qeverisë.

“Autorët e projektligjeve kanë marrë të gjitha masat me urgjencë që çfarëdolloj portali të mund të mbyllet në Shqipëri brenda 24 orësh, me një kërkesë të një komisioni të vogël të AMA-s, kjo padyshim është shenjë restriktive”, u shpreh Koloreto Cukali, Këshilli Shqiptar i Medias.

Drejtues të portaleve online akuzojnë qeverinë se po synon mbylljen e tyre përmes gjobave . Ndaj veprimi thonë ata për të kundërshtuar nismat duhet të jetë i menjëhershëm dhe i ashpër.

“Përmbajtja e këtij ligji absurd. Të shohim edhe në çfarë do bëjmë, do dalim apo jo edhe ne si studentët”, deklaroi Armand Shkullaku.

Kryetari i Partisë Demokratike, u zotua se opozita do të bëjë gjithçka për të kundërshtuar nismat në Parlament, ndërkohë përmes një shkresë problemin e kanë adresuar edhe tek ndërkombëtarët.

Walter Glos, president i Konrad Adenauer Stiftung për Shqipërinë i sheh nismat e qeverisë si të rrezikshme jo vetëm për lirinë e medias por edhe rrugën europiane të vendit tonë.

“Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatave. Por padyshim ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk ndihmon në këtë process”, u shpreh ai.

Dy projektligjet e qeverisë që njihen ndryshe si paketa anti-shfpije, parashikojnë gjoba deri në 1 milion leke për portalet online që publikojnë lajme të rreme si dhe mbylljen e tyre me 1 vit nëse informacioni i rreme publikohet me shumë se 5 herë brenda një viti kalendarik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME