Categories Lajme

Paketa Antishpifje/ Eurodeputetët: Vendimi i sotëm i Parlamentit, i duhuri! Liria e medias kusht për integrimin

Grupimi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin evropian reagon për paketën antishpifje në Shqipëri, duke theksuar se ligji duket të ekzaminohet fillimisht nga Komisioni i Venecias. Në deklaratë thuhet se vendimi për të shtyrë votimin, derisa Komisioni i Venecias ta vlerësojë atë, u kërkua nga organizatat e shoqërisë civile, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe Këshillin e Evropës. Grupi i S&D i bëjnë thirrje Parlamentit shqiptar të respektojë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me lirinë e shprehjes dhe median përpara se të votojnë ligjin e ri. Nënkryetari i S&D për punët e jashtme, Kati Piri, tha: “Ky është një vendim shumë i mirë dhe i arrirë i mazhorancës në Parlamentin shqiptar, pasi liria e mediave është kushti kryesor për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Kjo tregon një gatishmëri për t’iu përmbajtur rregullave evropiane, bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe respektimit për vlerat. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri që të marrin shumë seriozisht rekomandimet e Komisionit të Venecias përpara se të votohet ligji i ri për median. Ndersa Shqipëria synon të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ajo duhet të jetë e gatshme të dëgjojë mendimet dhe këshilla që vijnë nga partnerë evropianë që ndajnë aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në familjen tonë.

Deputeti i S&D Isabel Santos, raportuesi i PE për Shqipërinë tha: “Unë e shoh vendimin e sotëm si një shenjë tjetër të dëshirës së Shqipërisë për të bërë përparim drejt anëtarësimit në BE. Gatishmëria për të dëgjuar dhe bashkëpunuar me Këshillin e Evropës përmes Komisionit të Venecias, Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare tregon që vendi vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit. Shpresojmë që ky të jetë një sinjal më shumë për vendet anëtare të BE-së që duhet të zhbllokojmë shpejt këtë situatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME