Categories Lajme

Shqiptari përleshet me armë me policinë në Itali. Më pas ikën në një fshat dhe…

Një shqiptar i pajisur me armë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të karabinierëve, në një pikë kontrolli në Colonnella, shumë pranë një qendre tregtare. Shqiptari ka hapur dritaren e makinës dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të makinës së karabinierëve. Policët iu përgjigjen zjarrit, ndërsa më pas nisi ndjekja e gjatë e të dyshuarit, shkruajnë mediat italiane. Pasi karabinierët e ndoqën gjatë, shqiptari arriti të ikë në një fshat, ku vodhi një skuter të një fermeri lokal, kurse më pas ndaloin një shofer të çastit, pasi e kërcënoi me armë të zjarrit. Ai më pas vodhi “Benz”-in e tij dhe u drejtua drejt veriut në zonën e Askolanos. I ndjekur nga policia, atij iu desh të braktiste makinën.

Në këtë vend mori fund ndjekja dhe shqiptari u ndal në kryeqytetin Piceno. Ai mori disa lëndime, kurse u prangos pranë Askolit. Nuk dihet se përse ai u arratis dhe më pas iu përgjigje dhe me armë zjarri, por shqiptari dyshohet për grabitje. Makina e parë me të cilën udhëtonte shqiptari e llojit “Toyota Yaris”, është e lidhur me një grabitje më 23 janar. Policia italiane ka arrestuar edhe një grua nga Shqipëria, e dyshuar si bashkëpunëtore e shqiptarit. Një tjetër bashkëpunëtor shqiptar është në kërkim policor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME