Categories Lajme

“Magazinë” me armë zjarri dhe municione luftarake, arrestohet i riu në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 24-vjeçar, si dhe ka sekuestruar armë zjarri, municione luftarake dhe targa e sende të tjera. Policia ka publikuar dhe pamjet e aksionit, ku shihet “magazina” e të riut e mbushur me armë e municione.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vijon puna për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kiras” Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”. Arrestohet në flagrancë një 24 vjeçar nga policia Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, dylbi disa palë targa e sende të tjera Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kiras”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60 fishekë, dy krëhëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME