Categories Sport

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti shqiptar

Është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta ish-futbollisti i njohur i Elbasanit, Konstadin Rama, i cili mbahet mënd nga të gjithë edhe për faktin se ishte lojtar i formacionit bazë të ekipit Labinoti, që u shpall kampion në edicionin 1983-1984. Rama ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare në shtetin fqinj të Greqisë ku edhe kishte emigruar bashkë me familjen e tij prej disa kohësh, teksa mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ka patur një karrierë të suksesshme si futbollist dhe pas shkëputjes nga sporti së bashku me familjen emigroi në shtetin fqinj të Greqisë. Ish-futbomllisti mbetet mes atyre që kanë kontribuar në shpalljen kampion të ekipit të futbollit të qytetit të Elbasanit që kulmin e sukseseve deri në atë kohë e shënoi fitorja e kampionatit kombëtar të futbollit, pikërisht në 13 Maji 1984 në ish-stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në ndeshjen Partizani – Labinoti 1-2, ku Labinoti u shpall kampion një jave para përfundimit të kampionatit.

Golat e shënuar nga Shkëlqim Asllani (Labinoti), Genc Tomori Partizani dhe Zyber Bega (Labinoti) i siguruan titullin kampion verdh e bluve, të cilët luanin në këtë edicion me yjet e futbollit shqiptar Zamir Arapi, Luan Deliu, Shkëlqim Asllani, Bujar Gogunja, Edmond Mustafaraj, Ferdinand Lleshi, Roland Agalliu, Vladimir Tafani, Dashamir Luniku, Ardian Popa, Albert Kaloti, Bashkim Staçeni, Jovan Shegani, Kastriot Vrapi, Muharrem Dosti, Sokol Branica, Sokol Gjuraj, Stavri Mitrollari, Zyber Bega. Ekipi në atë kampionat drejtohej nga trajnerët Frederik Jorgaqi dhe Dashamir Stringa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME