Categories Lajme

Paketa antishpifje, Rama: Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për Erion Veliaj, do lënë çizmet gjyqeve

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për të dënuar këshilltarin demokrat Akil Kraja me 250 mijë lek gjobë pas akuzave të tij për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për rritjen e çmimit të ujit, ka shkaktuar dhe reagimin e Ramës.

Rama ka shfrytëzuar këtë vendim të ditës së sotme të gjykatës për t’ju rikthyer edhe njëherë paketës antishpifje.

Ai përmes një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se më këtë vendim është inauguruar Fondi i Edukimit, ku me këto para do të rregullohet një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz.

“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për Erion Veliaj.  Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz. Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime. Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve”, shkruan Rama në Twitter.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u padit nga këshilltarët e djathtë për rritje jotransparente të çmimit të ujit të pijshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME