Categories Lajme

Pakoja e Madhe, Kryeministri Rama: Po programojmë një tjetër bonus për pensionistët

Pakoja e Madhe ka mbërritur dhe tek pensionistët, të cilët kanë marrë bonusin e premtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Me anë të një postimi në “Facebook” Rama shprehet se bonusi i fundvitit për pensionistët t’ ju sjellë shëndet e mbarësi. Ndërkohë njofton se një tjetër bonus do të programohet në muajt në vijim për pensionistët.

Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur
*Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme.

Nga pakoja prej 8 miliardë lekë, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar do të përfituan nga 8000 mijë lekë.

Për punonjësit e administratës me pagë bruto mbi 60 mijë lekë, ushtarakët, punonjësit e policisë, dhe një kategori e përcaktuar e infermierëve qeveria kishte një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

20 mijë lekë iu dhanë nënave kryefamiljare, ushtarakëve të këmbësorisë, Forcave Renea, Forcave Delta, FNSH, njësia operacionale, zjarrfikësve, një kategori e caktuar e infermierëve dhe punonjësve të administratës me pagë bruto nën 60 mijë lekë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME