Categories Lajme

“Pakti për Universitetin”/Ministrja Shahini në Vlorë, inspekton punimet e konviktit të studentëve (Foto)

Procesi i përmirësimit të kushteve të banimit për studentët në të gjithë Shqipërinë po vazhdon me ritëm të lartë. Këtë herë ishte konvikti i vajzave në Vlorë, i cili u inspektua nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini. Studentet e konviktit të Vlorës, brenda muajit Janar 2020 do të kenë një godinë tërësisht të rinovuar me kushte të përmirësuara ngrohjeje dhe izolimi, kuzhinë dhe dhomë studimi në çdo kat etj.

“Pakti për Universitetin” ka vënë në fokus nevojën e zbatimit të projekteve infrastrukturore për të gjitha universitetet publike në Shqipëri. Rreth 10 mijë studentë janë ata që do të akomodohen në këto kushte moderne në qytetet Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan.  Ky investim bëhet me buxhetin e MASR të kaluar me VKM tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), si dhe me një fond të akorduar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, po për FSHZH-në.

Publikimet e ditëve të fundit në lidhje me uljen e buxhetit të MASR për arsimin e lartë janë krejtësisht një keq-lexim i shifrave, pasi rreth 200 milionë Lekë nga buxheti i ministrisë i janë dedikuar rehabilitimit të konvikteve në disa qytete, duke i kaluar FSHZH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME