Categories Lajme

Palasë, Himarë Po ndërtonin pa leje tri objekte, vihen në pranga 11 shtetas

Palasë, Himarë Po ndërtonin pa leje tri objekte, vihen në pranga 11 shtetas, shpallet në kërkim investitori. Procedohen penalisht dhe 2 specialistë të IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se në fshatin Palasë, Dhërmi, po kryheshin ndërtime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e tri objekteve pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve: F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë, investitori i ndërtimeve. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, të punësuar nga shtetasi V. GJ., po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie. Vijon puna për kapjen e shtetasit V. Gj. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME