Categories Politike

‘Pallatet i ndërtuam me lejen e Ramës dhe Bashës”/Kryemadhi përplaset me Lubonjën në studio (DEBATI)

Kryemadhi përplaset me analistin. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur ditën e sotme në lidhje me krizën politike në Shqipëri, duke theksuar se vendit i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por, gjatë një emisioni televiziv, Kryemadhi është përplasur me analistin Fatos Lubonja. Ky i fundit ka folur për shkollimin e fëmijëve të Kryemadhit në Londër, duke thënë se klasa politike me këtë logjikë ka ecur, që “t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”.

Pas deklaratës së analistit ka reaguar Kryemadhi duke thënë se është e gabuar fakti që i fusim të gjithë në një kazan. Kryetarja e LSI i është drejtuar analistit duke i thënë se siç ka ndërtuar ai pallatin e tij dhe ajo ka ndërtuar pallatin e saj.

Pjesë nga debati:
Lubonja: E dini atë fjalën që thotë “kur të vijnë mendtë, nuk i hanë as qentë”. Tani na thotë Monika se jam penduar që fëmijët i kam çuar në Angli.

Kryemadhi: Nuk jam penduar, kam dështuar 30 vite në politikë, që kur kam qenë studente, që sistemi arsimor nuk jep garanci që fëmija im të shkollohet. Mirë unë që e kam mundësi ta çoj në Angli, po ai që s’e ka mundësi.

Lubonja: Problemi është se e keni ngritur bashkë këtë sistem.

Kryemadhi: Fakti që i fusim të gjithë në një kazan, normal që njerëzit nuk dinë të dallojnë pastaj. Partitë politike kanë faj, edhe krerët e partive, edhe mediet, të gjithë kanë faj. Njerëzit duhet të dinë sa para janë shpenzuar nga ky vit, në këtë vit. në nuk ndihem keq që fëmija im shkollohet në Angli sepse shumë mirë, për matematikë në Exeter. Kush do ta shkollonte vajzën time për matematikë në Universitetin e Tiranës? Më gjej një pedagog të matematikës ti që ma shkollon vajzën mua për matematikë.

Lubonja: Po ç’lidhje ka kjo tani. Po flasim për gjithë klasën politike.

Kryemadhi: Unë e kam shansin për fëmijën tim, një tjetër nuk e ka shansin. Siç ke ndërtuar ti pallatin te vila jote, kam ndërtuar edhe unë pallatin te shtëpia ime, me lejen e Edi Ramës dhe me lejen e Lulzim Bashës.
Lubonja: Po çfarë pallati. Edhe sikur të kem ndërtuar pallat, gabim.

Kryemadhi: Po jo pse kemi bërë gabim ne, pse kemi zhvilluar pronën tonë? Jo Lubonja e ke gabim, ne kemi zhvilluar pronën. Unë e kisha mundësinë që ma dhanë prindërit atë mundësi, për fat të mirë të babait tim, kam një pallat, 16 mijë metra katrorë, në të cilën shkolloj fëmijët e mij.
Lubonja: Atëherë mos u anko me Edi Ramën fare…

Kryemadhi: Jo, Edi Rama ma dha lejen mua. Tjetra që unë mendoj se është një problem, ti po i shkatërrove një vendi arsimin, shëndetësinë, skemën e sigurimeve, ti e ke vdekur dhe mos prit që të kesh vazhdimësi. Pjesa tjetër që unë mendoj, dhe ju keni shumë të drejtë që e vendosni klasën politike të gjithë dhe mua më bën të barabartë me Lulzim Bashën, më bën të barabartë me Sali Berishën, më bën të barabartë me Edi Ramën, më bën të barabartë me Ilir Metën, më bën të barabartë me Ridvan Boden, më bën të barabartë me Jozefina Topallin, më bën të barabartë me Majlinda Bregun, më bën të barabartë me Edmond Haxhinaston, më bën të barabartë me të gjithë njerëzit që kanë qenë në politikë. Ka një gjë, ne nuk bëjmë bilancet dhe ndonjëherë jemi modestë dhe kemi frikë të flasim për të vërtetën tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME