Categories Politike

Palmer: SHBA e zhgënjyer me BE, për vendimin ndaj Shqipërisë

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Evropian për të mos mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Sipas tij, “është jetike që BE-ja ta mbështesë rajonin”. Kjo ka qenë deklarata e Zëvendësndihmës Sekretarit të Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew Palmer, nga “Forumi i Prespës për Dialog”, që po mbahet në Maqedoninë e Veriut ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Mes të tjerash përfaqësuesi i SHBA-së u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të kenë bashkëpunim mes tyre për të rritur ekonominë.

“Forumi i Prespës” është i organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ai do të zhvillohet përgjatë dy ditëve, më datat 1 dhe 2 korrik. Në fokus të tij janë “Marrëveshja kornizë e Ohrit”, “Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë” dhe “Marrëveshja e Prespës”.

Pjesëmarrës në Forum janë: presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, si dhe katër kryeministrat nga rajoni, Edi Rama, Zoran Tegeltija, Ana Bërnabiç dhe Albin Kurti. Të ftuar, gjithashtu, janë edhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe përfaqësues së BE-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME