Categories Politike

Palmer: SHBA mbështet integrimin e rajonit në BE

“Të angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës” Gjatë tri ditëve të kaluara në Shkup përveç takimeve me krerët shtetëror dhe liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut, Palmer ka theksuar se ka këmbyer mendime edhe me ambasadorët e dhjetë vendeve të Evropës Juglindore. Në deklaratën pas takimit me Kryeministrin Zaev ai ka theksuar se SHBA, pavarësisht zhvillimeve në Bruksel, mbeten të përkushtuar për integrimin e rajonit në strukturat evropiane.

“Mezi presim që ky vend të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. Riafirmuan përkrahjen amerikane për integrimin dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit”.Lidhur me stabilitetin e Ballkanit, Palmer ka përmendur se Uashingtoni edhe më tej angazhohet për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, që sipas autoriteteve të Shkupit në disa dispozita është cënuar, për shkak të “JO”-së franceze në Samitin e Brukselit.

“Në Shkup jemi takuar me ambasadorët e gjithë rajonit të Ballkanit, për të diskutuar për një spektër të çështjeve rajonale. Ishte një mundësi e mirë për të këmbyer mendime. Mezi pres të kthehem dhe të vazhdojmë konsultimet me miqtë tanë në Shkup”.Nga kabineti i Kryeministrit njoftojnë se Zoran Zaevi ka falenderuar diplomatin Palmer për ratifikimin në Senat të protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Siç thuhet vendi edhe më tej do të angazhohet në përmbushjen e reformave dhe të kultivojë marrëdhënie të mira ndëretnike e ndërfqinjësore. Partneri i tij i koalicionit Ali Ahmeti i BDI-së, pas takimit me Palmer ka theksuar se bisedat janë fokusuar në eurointegrimet, përmbushjen e Marrëveshjeve të Ohrit e të Prespës dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe për zgjedhjet e ardhshme.

“Morëm garanci të fuqishme nga z.Palmer se SHBA-të ndihmojnë në qarqe diplomatkke por edhe në qendra evropiane se Maqedonia e Veriut meriton fillimin e negociatave dhe i ka përfunduar detyrimet ndaj BE-së”. Në një komunikatë të shkurtër nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thuhet se Matthew Palmer dhe lideri Mickoski e kanë potencuar rëndësinë strategjike të partneritetit të Maqedonisë së Veriut me SHBA-të si dhe nevojën e realizimit të qëllimeve strategjike për proceset integruese të vendit. Autoritetet në Shkup nuk kanë fshehur kënaqësinë që takimi i Palmerit me dhjetë ambasadorët amerikan është mbajtur pikërisht në Shkup, ku para dhjetë viteve ishte ndërtuar një nga ambasadat më të mëdha të SHBA-së në rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME