Categories Lajme

Palokastra rrezikon izolimin, rruga që e lidh me Gjirokastrën rrezikon shembjen

Në fshatin Palokastër banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Gjirokastër të marrë masa për rehabilitimin e rrugës kryesore pasi në të kundër rrezikojnë që dimrin ta kalojnë të izoluar. Kjo rrugë që rrezikon shembjen për shkak të erozionit është e vetmja që lidh fshatin Palokastër me Gjirokastrën. Mungesa e investimeve por edhe reshjet e shiut të ditëve të fundit e kanë kthyer në një aks tejet problematik dhe të rrezikshëm për këdo që kalon në të. Banoret thonë se i gjithë fshati mund të izolohet nëse nuk ndërhyhet në kohë.

“Jemi izolur dhe kemi mbetur këtu, si burri dhe unë”

“Tani nuk bëhet, duhet të ishte bërë në behar”

Rruga e re ka të paktën dy vite që u është premtuar banorëve të Palokastrës. Investimet e bëra nuk kanë qenë cilësore dhe situata është rënduar me kohën. Për të shmangur erozionin, Bashkia Gjirokastër devijoi rrjedhën e lumit disa ditë më parë, por për shkak të prurjeve të shumta devijimi dështoi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME