Categories Sport

VIDEO/Shqipëri-Francë, forcim i bashkëpunimit mes dy policive

Nën moton e IPA Albania “Shërbejmë përmes miqësisë” ekipi i “Volley Police” dhe i futbollit në Policinë e Shtetit zhvilluan disa aktivitete sportive, por edhe sensibilizuese, duke bërë pjesë partnerët tanë francezë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e besimit të komunitetit tek Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit, në kuadër të ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri -Francë që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, krahas punës për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, gjen formën dhe mënyrën për të treguar edhe vlera të tjera, siç janë edhe aktivitetet sportive, të cilat jo vetëm rrisin performancën, por përcjellin edhe mesazhin më të mirë në komunitet, duke u bërë së bashku në fushën e blertë të stadiumit “Selman Stermasi” në përballje ndërmjet ekipeve U – 19 me DISTRICT DE LA CÔTE D’AZURE dhe më pas me ekipin e të rriturve nga Franca, që vjen për herë të tretë në Tiranë si ndjekës i Kombëtares, të cilët luajtën me ekipin e futbollit të Policisë.

Ky aktivitet kishte si protagonistë edhe fëmijët, tashmë miq të ekipit “Volley Police”, të cilët dolën në fushën e blertë duke mbajtur në duar pankarta me shkrimet komisariati dixhital.

Këto aktivitete kanë për qëllim afrimin me komunitetin dhe rritjen e besimit tek Policia e Shtetit, në punën e saj për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët si dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy Policive, shqiptare dhe franceze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME