Categories Showbiz

Paloma rrëfen se është dhunuar për 8 vjet, reagon bashkëshorti: U ndjeva pak i lënduar

Ky Big Brother ka zbuluar shumë prej historive të trishta që, ashtu si të gjithë njerëzve, u ndodhin edhe personazheve të njohur. Krahas të vërtetave që vetë VIP-at kanë zbuluar nga jetët e tyre, edhe Paloma, gazetarja e Top Channel, ka rrëfyer problemet me dhunën e gjatë nga bashkëshorti i saj.

Në një bisedë me Monika Lubonjën, Paloma rrëfeu dhunën nga bashkëshorti, muzikanti Alandy. Gazetarja tregoi të gjithë skenën e momentit kur është dhunuar nga ai. Sipas Palomës, veprimet që ai ka kryer ndaj saj, ishin shumë të rënda dhe se ajo e ka duruar këtë situatë për 8 vite rresht, pasi Alandy më parë ka pasur një varësi ndaj alkoolit.

Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më përplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar bashkëshorti i saj, Alandy, i cili e ka pranuar se në fakt ka ushtruar dhunë ndaj saj në atë periudhë të jetës së tij, mirëpo ndihet i lënduar që ajo e tregon vazhdimisht, pasi prej dy vitesh ai ka ndryshuar. Në një reagim të fundit publik, ai është shprehur:

Unë nuk fsheh çfarë kam bërë në jetë dhe nuk i kam fshehur ndonjëherë problemet që kam pasur me alkoolin. Por, tashmë u bënë dy vite që unë vetëm po prodhoj muzikë të mirë dhe i jam dedikuar familjes.

U ndjeva pak i lënduar që po e tregonte disa herë. Sepse nuk më mërzit fakti që i tregon historitë e jetës, por fakti që i përsërit shumë shpesh.
Pak ditë më parë Alandy ka qenë i ftuar në një lidhje telefonike për emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio. Ai është shprehur më shumë mbi hyrjen në “Big Brother VIP” të bashkëshortes së tij. I pyetur nëse ka pasur raste që Paloma e ka bërë atë xheloz apo e ka mërzitur, ai u shpreh se:

Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME