Categories Showbiz

Pamela Anderson ndahet pas 12 ditësh martesë

Është e qartë që martesat në Hollywood nuk zgjasin shumë, por Pamela Andersonit nuk i ka zgjatur thuajse fare. Pas 12 ditësh martesë me producentin e filmave John Peters, me të cilin lidhi kurorë më 20 Janar në Malibu. Portali rozë Hollywood Reporter shkruan se ata nuk kanë nisur ndonjë procedurë ligjore divorci, por Anderson ka konfirmuar për këtë revistë se të dy kanë marrë pak kohë për veten për të rivlerësuar se çfarë duan nga jeta dhe nga njëri-tjetri.

Se çfarë i ka ndarë ata, kjo është ende e paqartë, por dashuria e tyre ka lindur 3 dekada më parë, kur ajo që do të shndërrohej në seks-simbolin e kopertinave, shfaqjeve dhe filmave amerikanë ishte vetëm 19-vjeç. Anderson dhe Peters kanë një diferencë prej 22 vitesh. Për 52-vjeçaren kjo ishte martesa e 5, por më pak e suksesshmja dhe më e shkurtra.

Për vite të tëra, Pamela Anderson ka qenë vajza e ëndrrave të të rinjve, por jo vetëm, në gjithë botën pasi për vite me radhë ka zënë kopertinat e revistave të famshme për të rritur si Playboy. Ndërsa është shquar për përmasat e saj me shfaqjen në seriale si Baywatch.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME