Categories Lajme

PAMJE \ Burimet: Ky është trupi i një prej terroristëve të vrarë në Kosovë

Një foto e një ushtaraku të varrë është duke qarkulluar në rrjet, ku thuhet se trupi i vrarë i përket një prej terroristëve të cilët vranë rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Nuk ka ende asnjë burim zyrtar që të konfirmojë këtë informacion, por llogari të shumta në rrjetin social Facebook janë duke e shpërndarë imazhin e mëposhtëm.

Policia e Kosovës ka thënë se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me zyrtarët policorë.

Si pasojë e sulmeve, një zyrtar policor është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur në mëngjesin e së dielës, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se situata atje vazhdon të jetë e tensionuar, dhe grupet, që ky institucion i ka konsideruar si kriminale, janë duke i sulmuar njësitet policore në teren.

“Sulmuesit profesionalë, në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth Manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së”, është thënë në komunikatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME