Categories Lajme

Pamje të RËNDA, Helmohen 9 qen te qendra vullnetare e kujdesit ndaj kafshëve në Vlorë, gjendet mish i grirë në tokë! Aktivistja: Dyshoj te 2 persona

Qen të ngordhur, të shtrirë në oborrin e qendrës së kujdesit ndaj kafshëve në Vlorë. Është kjo pamja e trishtë që është përballur mëngjesin e sotëm, vullnetarja Entela Guberaj, e cila prej 8 vitesh merrte qentë nga rruga dhe i strehonte në këtë qendër, duke i dhënë ushqim dhe i adoptonte jashtë vendit. 9 qen nga kjo qendër janë h elmuar dhe për pasojë kanë n gordhur, teksa në tokë është gjetur mish i grirë me h elm. Ajo që e bën më të trishtë këtë ngjarje është se nesër këto qen do të dërgoheshin në Itali pasi do adoptoheshin nga familje italiane. Guberaj thotë se dyshon te dy persona, me të cilët ka pasur dhe kontradikta.

“Këto janë qenë të shpëtuar nga rruga, me probleme shëndetësore, i kisha strehuar këtu se ishin për t’u adaptuar nesër në Itali.  Vij në mëngjes si zakonisht dhe shikoj që nuk më afroheshin te porta, nuk pashë asnjë lëvizje, ndërkohë kisha në dorë 2 qenë dhe shikoj i gjej qentë të n gordhur, jo vetëm brenda, por edhe jashtë rrethimit, kam qjetur mish i grirë, sigurisht ka qenë me h elm.

Prej 8 vjetësh merrem vullnetarisht me qentë e rrugës, është e d himbshme se nesër do iknin në Itali, kam dy persona që kam pasur kontradikta në lidhur me qentë se nuk janë h elmuar vetëm në këtë oborr, por edhe te një tjetër. 100 qenë kuroj mesatarisht, dhe që i bëj me adoptime”, tha ajo. Guberaj ka bërë thirrje pushtetit vendor dhe qeverisë që të bëj një ligj në mbrojtje të kujdesit ndaj kafshëve, teksa ka dhënë dhe disa propozime.

“Nga pushteti vendor, nga qeveria do kërkoja që të bënte një ligj për mbrojtjen e kafshëve, që të rregullohet situata, se 50% e qeneve janë me pronar të braktisur, siç regjistrohen fëmijët, të regjistrohen dhe qenët që nëse gjenden në rrugë të gjobitet pronari, siç funksionon në botë, ligji nuk funksionon, se sa do të bëjmë vullnetar, nuk mund të bëjmë dot vetëm”, tha Entela Guberaj. Policia dhe veterinerë nga Bashkia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer h etimet dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të r ëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME