Categories Lajme

Lajm i mirë për emigrantët në Greqi

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, pohon për emisionin “Ditë e Re” në Ora News se ambasada shqiptare do të ofrojë për herë të parë shërbime konsullore për emigrantët në ishujt Kretë dhe Rodos, pasi deri më tani shtetasit shqiptarë i merrnin shërbimet në Athinë.

“Ambasada shqiptare do të zhvillojë për herë të parë shërbimet konsullore në ishujt Kretë dhe Rodos. Do të ofrojmë shërbimet tona në shtëpitë e tyre, për personat që kanë vështirësi të lëvizin”, shprehet Hajdaraga.

Gjithashtu ajo thotë se shteti helen ka hequr kufizimet për hyrjet nga vendi jonë për sa i përket punonjësve sezonalë dhe se pas datës 28 qershor qeveria greke do të marrë vendime të reja për të lehtësuar masat në kufirin shqiptaro-grek. Ajo sqaron rregullat, që duhen ndjekur për të hyrë në shtetin grek.

“Duke filluar nga data 19 qershor, Greqi ka hequr kufizimet për hyrjet nga Greqi. Shtetasit shqiptarë patjetër mund të udhëtojnë drejt Greqisë, duke qenë të pajisur me formularin e lokalizimit të pasagjerëve (PLF), të cilin mund ta gjejnë te faqja travel.gov.gr.

Gjithashtu mund të jenë të pajisur me një nga dokumentet, siç është certifikata e vaksinimit, ose testi PCR negativ brenda 72 orëve, ose Rapid test negativ brenda 48 orëve, ose një certifikatë të diagnozës pozitive të Covid-19 nga 2 deri në 9 muaj. Këto masa janë të vlefshme për kufijtë tokësorë.

Pra nga Kakavija deri në datën 28 do të lejohen të hyjnë në shtetin Helen 1,500 hyrje në ditë, Qafë Botë 250 dhe Kapshticë 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonalë. Nëse kuotat janë plotësuar, atëherë formulari PFL nuk del.

Deri në datën 28 qershor do të mbeten të njëjtat kuota për hyrjen e shtetasve. Pas kësaj date, besoj se do të kemi rregulla të reja, akoma më lehtësuese për shtetasit shqiptarë.”

Ambasadorja bën me dije se deri më tani në Greqi kanë mbërritur rreth 25 deri 30 mijë punonjës sezonale nga Greqia.

“Momentalisht në shtetin Grek kanë ardhur 25 mijë deri në 30 mijë punonjës sezonalë nga Shqipëria dhe pritet që deri në fund të vitit të punësohen deri në 60 mijë punonjës.”

Hajdaraga komentoi dhe ngjarjen e fundit të ndodhur në Greqi, krimin e Glyka Nera, ku media greke deri në zbardhjen e autorit aludonin se vrasësit ishin shqiptarë. Hajdaraga përcjell mesazhin se dy shtete duhet të bashkëjetojnë harmonikisht midis tyre, duke lënë mënjanë paragjykimet.

“Ky rast tashmë konsiderohet i mbyllur, pasi policia e përcaktoi autorin e krimit. Sigurisht se deri në zbardhjen e krimit ka pasur disa pista hetimi, të cilat kanë krijuar aludime për grupe të anëtarëve të ndryshëm të huaj.

Prandaj mediat duhet të jenë të kujdesshme. Mesazhi im është mos bëhemi paragjykues, mos kultivojmë urrejtjen dhe të bashkëjetojmë harmonikisht, duke i lënë punën organeve kompetente.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME