Categories Lajme

Pamjet kur trupi i pajetë nxirret në breg, “Po mbytem, po mbytem”

Një burrë u mbyt duke u larë në det ditën e sotme rreth orës 13:45 në lagjen Nr.13 të qytetit të Durrësit. Viktima, i paidentifikuar ende, është rreth 65 vjeç. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, i ndjeri ka kërkuar ndihmë teksa ishte duke u larë në det. Ai ka bërtitur “po mbytem, po mbytem”, sipas dëshmitarëve okularë që kanë përshkruar ngjarjen. Për fat të keq, ishte shumë vonë për t’i shkuar në ndihmë. Trupin e pajetë e nxorri deti afro 2 metra larg bregut, e prej andej kanë qenë pushuesit të cilët e tërhoqën në breg. Në video duken momentet pak çaste pas nxjerrjes së trupit në breg. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe ambulanca. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, teksa autoritetet po punojnë për identifikimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME