Categories Lajme

Pampuri nga Thumana: Për fajin e qeverisë nga 26 nëntori ‘ikën nga jeta’ 22 qytetarë

Nga Thumana, e goditur prej tërmetit të 26 nëntorit, ish-deputetja Orjola Pampuri ka deklaruar se zona vazhdon të jetë një rrënojë e madhe dhe se Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët.

“Këtu jemi në Thumanë, ku për fajin e qeverisë humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit 22 qytetarë. Për ta nuk ka akoma drejtësi, por me Edi Ramën, e keqja nuk ka fund. Thumana vazhdon të jetë një rrënojë e madhe, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët. Ai mendon se me propagandë mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj.

Para 56 ditësh, Edi Rama ishte në të njëjtin vend ku jam unë tani. Ai premtoi se brenda 6 ditëve të gjitha mbetjet do të hiqen e do të pastrohen, do të punohet me 3-4 turne për të shkuar drejt normalitetit. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Edi Rama bën vetëm show dhe nuk punon. Ai faktohet edhe një herë si një gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë”, u shpreh Pampuri.

Më tej shtoi: “Edi Rama nuk punon as me tre turne, as me katër turne, siç premton gjatë show-t propagandistik. Edi Rama nuk punon fare. Ai është një kryeministër i dështuar, që na ka shkatërruar ekonominë, ka varfëruar gjysmën e shqiptarëve dhe po çon drejt falimentimit me mijëra biznese, sepse nuk ka punuar për qytetarët, por për një grusht oligarkësh.

Nuk ka se si Edi Rama të punojë për shqiptarët, kur atyre u heq të drejtën për të lëvizur e për të punuar, ndërsa për vete bën udhëtime të fshehta luksi me avion privat. Fytyra e vërtetë e Edi Ramës janë këto rrënoja të Thumanës. Është fytyra e një dështimi të tmerrshëm, nga i cili na duhet të ndahemi një orë e më parë.”

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME