Categories Kulture

Panair libri në Athinë, të ardhurat në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti

“Panair Libri” për të prekurit nga tërmeti po zhvillohet në Athinë, nga dita e djeshme. Iniciativa e aktivistes Brikena Qama, poete dhe anëtare e organizatës kulturore “Liter-Art” është mbështetur plotësisht nga komuniteti shqiptar i Athinës, të cilët kanë ofruar libra falas, që në vijim po shiten në kosto modeste, për t’ju ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve të prekur nga tërmeti i 26-nëntorit.

Panairi i Librit vijon dhe sot, në ambientet e Komunitetit Shqiptar në Greqi, në qendër të Athinës, ndërsa vizitorët janë të vazhdueshëm, pavarësisht kushteve të vështira të shkaktuara nga fenomeni meteorologjik “Zeneviev”, që ka goditur dhe Athinën sot.Të pranishëm kanë qenë diplomatë të Ambasadës së Shqipërisë në Greqi, si dhe mjaft organizata emigrante, aktivistë e banorë të kryeqytetit grek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME