Categories Lajme

Panairi i Librit thyen akujt mes PD-së dhe PS-së, shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje mes kolegësh

Panairi i Librit i cili u çel dje në kryeqytet ka bërë bashkë deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit, përveç qytetarëve të shumtë në numër.

Një nga tendat më të vizituara ka qenë padyshim ajo ku ish-deputeti socialist Namik Dokle promovonte librin e tij, dhe ndante me miqtë përshtypje dhe shënime.

Në radhë për të shtrënguar duart me Doklen nuk kanë qenë vetëm ish-kolegët e tij socialistë, por edhe ish-ministri i Financave në qeverinë Berisha, Ridvan Bode, apo Agron Duka.

Po ashtu ky panair ka shërbyer që të shohim edhe njëherë dy nga ish-deputetet më jetëgjata në PS Arta Dade dhe Valentina Leskaj, të cilat duket se nuk kanë humbur aspak nga sharmi me të cilin jemi mësuar t’i shohim përherë. Sa mirë që ekzsitojnë librat, të paktën aty nuk ka ndasi ngjyrash dhe bindjesh politike.

Deputete dhe ish-deputete te PS-se behen bashke ne nje foto
Namik Dokle dhe Ridvan Bode shtrengojne duart

Fotot janë marrë nga Agim Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME